Kampionet ne përforcimin e parë për Champions League.


Tirana ka bërë goditjen e parë të kësaj vere në merkato. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e Albion Avdijajt.

Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur për dy sezonet e ardhshme dhe do i bashkohet së shpejti bardhebluve për të qenë gati për eliminatoret e Champions League.

Avdiaj në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ka luajtur për klube si Grasshopers dhe Vaduz në Zvicër, Volfsburg II në Gjermani, Debreceni në Hungari dhe së fundmi me Viborg në Danimarkë.

Në njoftimin e klubit kampion shkruhet: “Albion Avdijaj është zyrtarisht bardheblu! Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Futbollisti do t’i bashkohet menjëherë ekipit si përforcim i parë i rëndësishëm për dy sezonet e ardhshme në skuadër. Marrëveshja bardheblu është zyrtarizuar sot me futbollistin me një karrierë te pasur ndërkombëtare. I urojmë suksese me fanellën e re”.


Like it? Share with your friends!