Situata në spitale, rriten pacientët në terapi intensive dhe të intubuar


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se situata paraqitet serioze pasi vijon të ketë qytetarë të që kanë nevoje për trajtim në dy spitalet Covid.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Nga krahasimi i të dhënave me një ditë më parë vihet re se numri i pacientëve të intubuar është rritur me 5 persona.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 60 qytetarë, duke e çuar në 2523 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë


Like it? Share with your friends!