“Duhet të krijojmë dritën tonë”- Bebe Rexha jep këshilla si të përballojmë stresin e COVID-19: Shëndeti juaj mendor është i rëndësishëm


Bebe Rexha u ka dhënë këshilla ndjekësve të saj sesi të përballojmë me sa më pak stres periudhën e koronavirusit. Këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se koha që po kalojmë është e vështirë por secili prej nesh duhet të gjejë dritën e vet. Bebe Rexha këshilloi fansat e saj që të bëjnë shëtitje, ushtrime fizike, të gatuajnë dhe të bëjnë një listë qëllimesh ndërsa qëndrojnë të izoluar. Ajo shtoi se shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm ndërsa u kërkoi që të mos harrojnë të vendosin maskat.

 

 

“Këto kohë po bëhen më të vështira për të gjithë sepse nuk mund të shohim dritën. Ne duhet të krijojmë dritën tonë! Bëni shëtitje, gatuani, lexoni, flisni me dikë, stërvituni, pikturoni, bëni një listë qëllimesh. Shëndeti juaj mendor është i rëndësishëm! Gjithashtu, mos harroni të vendosni maskë!”- shkroi Bebe Rexha në një postim në Twitter.

 

 

Gjithashtu ajo uroi që ndjekësit e saj të ndihen mirë.

 

“Shpresoj që të ndjeheni mirë dhe ne paqe,”- përfundoi këngëtarja.


Like it? Share with your friends!