Corona i mohon 71.5% te turistëve të huaj, vendit tone


Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2020, janë 364.574. Krahasuar me Qershor 2019, ky tregues rezulton me rënie 66,3 %. Në Qershor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179.594. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë me 71,5 %.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, raporton scan.

Përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Qershor 2020 janë 385.199 duke shënuar një rënie me 65,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2020 janë 240.949. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë 47,6 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2020 janë 144.250. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë 77,6 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, është 1.380.308 duke rënë 48,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Like it? Share with your friends!