Ora e zgjuar mund të detektojë koronavirusin, pretendojnë shkencëtarët


Në Britani, personat që kanë një orë ‘të zgjuar’ po ftohen t’i bashkohen një studimi që kërkon të zbulojë nëse ato mund të detektojnë koronavirusin.

King’s College London beson se ndryshimi në ritmin e zemrës, aktivitetit dhe rutina e të fjeturit mund të jenë në gjendje të tregojnë për raste të mundshme të koronavirusit.

Duke përdorur një aplikacion të quajtur Mass Science, ata do të masin shenjat vitale të mijëra njerëzve me shpresën se kjo do të ngrejë një alarm në rast të përkeqësimit të shëndetit të personit.

Mund të duhen disa ditë që virusi të shfaqë simptomat, por një numër gjithmonë në rritje provash tregon se një orë ‘e zgjuar’ mund ta kuptojë atë më herët.


Like it? Share with your friends!