Çfarë u diskutua në takimin mes Ramës dhe ambasadorëve Kim dhe Soreca


Mëngjesin e sotëm ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u takuan me kryeministrin Rama për rreth një orë.

Mësohet se në këtë takim ambasadorët falenderuan Ramën në lidhje me qëndrimin e tij për marrëveshjen e 5 qershorit duke theksuar se mirëpresin vazhdimin e diskutimeve të ndërsjella, në Këshillin Politik.

Ambasadori theksoi rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Nga ana e tij, kryeministri Rama mësohet se i ka siguruar faktorit ndërkombëtar gatishmërinë për dialog edhe përtej 30 korrikut.


Like it? Share with your friends!