Dedikimi prekës, Almeda Abazi kujton me mall të atin e ndjerë në ditën e tij të lindjes


Para 12 vitesh, aktorja Almeda Abazi ka humbur një prej personave më të dashur për të, babain. Mungesa e tij e ka vrarë çdo ditë dhe jo rrallë në rrjete sociale Almeda ka treguar sa shumë i mungon personi i saj i zemrës.

Sot, i ati do të festonte ditëlindjen dhe aktorja nuk ka vonuar të publikojë në Instagram disa foto të vjetra të tijat. Ajo e ka kujtuar babain me mall teksa fotot i shoqëron me një zemër, ndërsa fotoja e fundit e postimit na e mori vemendjen.

 

Almeda ka shkuar të vizitojë së bashku me të birin varrin e të atit, ndërsa në një tjetër foto shfaqen aktorja dhe motra e saj në moshë të vogël. Aktualisht, Almeda po jeton në Turqi me bashkëshortin dhe djalin e saj, ndërsa mamaja dhe motra ndodhen gjithashtu në këtë vend pranë saj.

foto galeri


Like it? Share with your friends!