Piceria ndalon klientët të futen nëse mbajnë maskë, fotoja që bëri xhiron e rrjetit


 

Një piceri në SHBA ka hequr njoftimin nga dritarja dhe u tha klientëve se nuk lejoheshin të futeshin brenda nëse mbanin maskë. Mama Mia’s Pizza dhe Kebab në Scarborough, North Yorkshire, ka vendosur një njoftim duke thënë:

Maskat janë për: huliganët, vigjilentët, superheronjt, kríminelët dhe punëtorët e minierave. Hiq maskën përpara se të hysh. Faleminderit.

Njoftimi u vërejt nga një banor i zonës i cili i bëri një fotografi dhe e postoi në mediat sociale. Pas kësaj, piceria e hoqi njoftimin nga dritarja, dhe pjestarët e stafit thanë për BBC se ishte hequr sepse ishte ‘e papërshtatshme’.

Sipas udhëzimeve të tanishme, maskat e fytyrës janë të detyrueshme për këdo që hyn në një ambjent të mbyllur. Sekretari i Shtetit për Irlandën Veriore Brandon Lewis u ofroi disa qartësi atyre që ishin hutuar saktësisht se ku do të zbatohet rregulli i maskës.

Lewis foli për BBC dhe konfirmoi që ata që janë duke ngrënë brenda nuk duhet të mbajnë maskë, por ata thjesht kur janë duke blerë ushqime. Kështu që nuk do të jetë e nevojshme ta vendosin një në një restorant ose një bar, sepse është e vështirë të mbahet ndërsa ha ose pi.


Like it? Share with your friends!