(VIDEO) “Jam krenar që jam pjesë e Rilindjes”, habit Ilir Beqaj: Shqiptarët konsumojnë më shumë dhe kursejnë më shumë


Ndërsa në Kuvend diskutohej Akti Normativ për rishikimin e buxhetit, deputeti Ilir Beqaj tha se kjo qeveri duhet vlerësuar jo për shifrat por për atë që bën për njerëzit. Ai nuk nguroi të flasë me superlativa për Rilindjen.

“Shqiptarët konsumojnë më shumë edhe kursejnë më shumë. Kjo është merita e Rilindjes. Jam krenar që jam pjesë e Rilindjes”,- tha ai.

 

Beqaj shtoi ndër të tjera se: “Tani kemi një qëllim, të përballojmë Covid 19. Këshilla ime është me maskë të mbulojmë gojën dhe hundën jo sytë dhe veshët. Të ndjekim këshillat, nesër të hapim listat dhe ju uroj pushime të mbara në gusht dhe më maj të 2021 shqiptarët të vlerësojnë gjithsecilin”.


Like it? Share with your friends!