Ja cfarë ndodh kur një mizë ndalon mbi pjatën tënde?


Ka dy grupe njerëzish: një që e hedh ushqimin nëse mbi pjatë qëndron një mizë dhe grupi tjetër që vazhdon të hajë se thjesht një mizë ishte. Meqë jemi edhe në sezonin kur janë prezente më shumë se në çdo periudhë të vitit, le t`i hedhim një sy gjithçkaje që ndodh me pjatën kur miza e viziton.

Dëmi që bëjnë mbi ushqim është shumë më i madh se madhësia e tyre dhe më i ndërlikuar nga sa mendoni.

Miza mund të vjellë mbi ushqimin tënd

Kanë aftësitë ta kthejnë ushqimin që hanë në të lëngshëm dhe mund të nxjerrin herë pas here nga goja atë që kanë ngrënë që mund të jetë feçe ose mish i kalbur.

Mund të lëshojnë vezën e tyre mbi ushqimin tuaj

Ushqimi juaj mund të shndërrohet në folenë perfekte për vezët e mizave dhe mund t`ju helmojnë me bakteret e tyre. Ndaj mos harro ta mbulosh gjithmonë ushqimin.

Këmbët dhe krahët e tyre janë burim virusesh dhe bakteresh

Ku nuk kanë shkelur, edhe tek ata koshat e lagjes plot me mbeturina, edhe mbi jashtëshqitjet e kafshëve.

Mbajnë mbi 60 sëmundje

Që nga lebroza, diarreja, kolera, dizanteria që janë jo pak serioze.

 


Like it? Share with your friends!