Diell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot


Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor-Verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 


Like it? Share with your friends!