”Javë e re, fillim i ri” zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për data 31 gusht-6 shtator


Dashi

Mundësi të reja do të shpalosen përpara jush. Do t’ju duhet të bëni ndryshime të shumta. Merreni veten me të mira dhe kujdesuni për pamjen e jashtme , sidomos nëse së shpejti do t’u ktheheni studimeve apo do të rifilloni punën. Sido që të jetë, duhet të jeni të përgatitur për rikthimin e lodhshëm. Të premten dhe të shtunën do të ndiheni shumë në formë, pasi Hënën do ta keni në shenjë.

Demi

Shtatori do t’ju sjellë shumë qetësi. Më në fund do të gjeni kohë për vete dhe për njerëzit që i keni për zemër. Nëse gjatë gushtit keni qenë disi të largët për shkak të situatës që po jetojmë, gjatë këtij muaji do të mbushni çdo boshllëk. Tregoni kujdes me buxhetin, pasi do të bëni shpenzime të shumta si për veshje apo artikuj kancelarie. Me pak fjalë, mos shpenzoni më shumë nga sa fitoni. Të hënën ose të martën do të filloni dietën, që i keni vënë synim vetes që në verë.

Binjakët

Yjet thonë se gjatë kësaj jave do të përjetoni ditë të bukura dhe të ngarkuara, gjatë të cilave do të kryeni punë me përfitim për ju. Do të merrni një përgjigje që e prisnit prej kohësh dhe më në fund do të ndiheni të qetë. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë vaj. Mundohuni të shmangni daljet në zonat e mbipopulluara. Ndoshta do ta keni të nevojshme të lini një takim te parukieri apo te dentisti ose ndoshta që t’i bëni një kontroll makinës.

Gaforrja

Ju të lindurit e kësaj shenje shquheni si njerëz të kujdesshëm, prandaj çdo e papritur që mund t’ju dalë nuk do t’ju gjejë të papërgatitur. Do të jeni një hap para të tjerëve, falë largpamësisë suaj. Edhe pse diçka mund të mos shkojë siç e prisnit, do të arrini t’i përballoni dështimet me kokën lart. Kurse në dashuri gjithçka do të shkojë shkëlqyeshëm. Brenda dhjetorit, çiftet e reja do të marrin lajme të mira. Do të jeni të hapur ndaj interesave dhe pasioneve të reja.

Luani

Pritet që kjo të jetë një javë e ngarkuar, gjatë së cilës do të ndodhin ndryshime të shumta. Yjet parashikojnë kthim të papritur të ngjarjeve, ndryshime në familje ose në çift. Dikush do të përpiqet t’ju ngarkojë përgjegjësitë e veta. Bëni kujdes që të mos ju shfrytëzojnë. Situata ekonomike parashikohet e mirë. Do të keni të ardhura shtesë, që do t’ju lejojnë të merrni frymë lirshëm. Gjithsesi, mos i shpenzoni paratë për gjëra të panevojshme. Me gjasë do të bëni një udhëtim.

Virgjëresha

Për momentin jeta juaj i ngjan një karuseli. Do të përballeni me probleme të shumta, por për fat, gjatë kësaj jave fatlume gjithçka do të kthehet në normalitet. Ndokush prej jush do të përfundojë me sukses diçka të rëndësishme, ndokujt mund t’i bëjnë një surprizë. Më të rinjtë, që janë në kërkim të dashurisë, nuk duhet të nxitohen shumë. Bëni kujdes me shpenzimet. Mundohuni të mos i prishni kursimet tuaja për gjëra që nuk mund t’ia lejoni vetes.

Peshorja

Gjatë kësaj jave interesante fatin do ta keni në anën tuaj, si në punë dhe në dashuri. Do të ndiheni të frymëzuar dhe plot ide të reja. Do të arrini të bëni gjëra që do t’i lënë të gjithë gojëhapur dhe kjo do t’ju bëjë më joshës se kurrë. Prandaj mos i lini pas dore për asnjë çast ëndrrat tuaja. Shkolla po fillon dhe ata që kanë fëmijë do të jenë shumë të ngarkuar gjatë ditëve në vazhdim. Do të bëni vizita të shpeshta në qendrat tregtare, por shmangeni shkuarjen nëpër “fast food”-e.

Akrepi

Pas vështirësive që kaluat në gusht, shtatori pritet që të jetë një muaj i mbarë për ju. Do të ndiheni të lehtësuar, sikur të keni hequr një peshë nga vetja. Falë yjeve që ju favorizojnë, do të kaloni ditë të mrekullueshme, të mbushura me pasion. Nëse jeni beqarë, brenda kësaj fundjave do të njihni njerëz interesantë, por ruhuni nga zhgënjimet. Ata që janë në çift, presin një angazhim më të madh nga partneri. Është e këshillueshme që të bëni një bisedë të sinqertë me të.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave do të jeni shumë të ngarkuar, por do të keni dhe vështirësi për t’u përqendruar. Ndoshta kujtoni me nostalgji pushimet, sidomos nëse e keni rifilluar punën së fundmi. Ata që do t’i bëjnë pushimet tani, duhet të marrin masa mbrojtëse, sepse po afrojnë kohë të vështira. Në aspektin sentimental parashikohet që të keni disa ndryshime. Çifteve që janë bashkë prej vitesh, do t’u duhet të marrin vendime të rëndësishme.

Bricjapi

Gjatë javës në vazhdim pritet që të merrni oferta të mira, që duhen shqyrtuar me kujdes. Në llogarinë tuaj do të shtohen para, qofshin këto të ardhura nga rroga, pensioni apo për shkak të një pune që ka përfunduar me sukses. Do të ketë ditë gjatë të cilave do të nxirrni fitime të shumta dhe mund të bëni investime të mira. Ndokush do të shpërngulet në shtëpi të re, të tjerë do të nisen me pushime. Do të ketë dhe nga ata që do t’u duhet të bëjnë një ndërhyrje. Në këtë rast mundohuni të ruani qetësinë.

Ujori

Kjo do të jetë një javë mjaft e mbarë për ju. Aty nga fillimi i saj gjërat duket se do të ecin ngadalë, por duke filluar nga dita e enjte, situata do të përmirësohet me shpejtësi. Fundjava do të jetë e zjarrtë. Do të keni sukses në dashuri. Edhe çiftet që janë bashkë prej kohësh do t’ia kalojnë shumë mirë. Me raste do të ndiheni të mërzitur dhe do të keni ndjesinë se koha nuk kalon kurrë. Do të ishte mirë që t’i kushtoheshit një pasioni.


Like it? Share with your friends!