Maria Amendola, vdes në moshën 100 vjeçare drejtoresha e parë e Telebarit


Ka mbyllur sytë dje në Bari, drejtoresha e parë në televizionin e Telebarit.

Maria Amendola Rinaldi lindi në Napoli më 5 shkurt 1920 dhe vdiq  në Bari në moshën 100 vjeç, e rrethuar nga dashuria e fëmijëve të saj Giandomenico, Giovanna dhe Maria Serena. Ajo u diplomua shumë e re në qytetin e saj, fillimisht në letërsi klasike dhe më pas në drejtësi, ndërsa u transferua në Bari duke u martuar me avokatin Antonio Amendola. Ajo gjithmonë ka punuar si avokate në mënyrë që të merrte çmime përfshirë togën e artë, një togë që ajo e vari në gozhdë vetëm pesë vjet më parë. Si pjesë e profesionit të saj ajo gjithmonë është marrë me mbrojtjen e të miturve dhe rritjen e profesionalizmit të femrave. Në vitin  ’63 ajo themeloi shoqatën ‘Soroptimist’ me Matia Papalia. Për një periudhë të caktuar kohe ajo ishte avokatja më e vjetër në Itali dhe iu dha nderimi i Komandantit të Republikës. Maria Amendola gjithashtu  ka punuar për një kohë të gjatë si gazetare, dhe mbi të gjitha ajo ishte një nga themeluesit në 1973 të stacionit televiziv Telebari, të cilin ajo drejtoi për 13 vjet.

 


Like it? Share with your friends!