Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, dy drejtues automjetesh në pranga


Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se po vijon punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe si rezultat ka intensifikuar kontrollet për respektimin e rregullave të sigurisë. Kështu gjatë këtyre kontrolleve ka rezultuar se dy drejtues mjetesh, kanë qenë nën efektet e alkolit dhe si rezultat janë vënë në pranga të policisë.

Informacioni i plotë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 2, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l.

M. P., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.36 mg/l, ka goditur një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 


Like it? Share with your friends!