Nisja e vitit të ri shkollor, Bashkia Durrës: Të gjitha shkollat dhe kopshtet po dezinfektohen


Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor. Për shkak të pandemisë së COVID-19, ky vit shkollor do të jetë ndryshe nga të tjerët, pasi ajo që kërkohet nga instatncat shtetërore të shëndetsisë është respektimi i protokolleve të sigurisë. Bashkia e Durrësit, ka njohur me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” se të gjitha institucionet arsimore po dezinfektohen.

Postimi i plotë:

Të gjitha shkollat dhe kopshtet e Bashkisë së Durrësit po dezinfektohen.

Po kështu NSHK vijon punën edhe për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëra në këto objekte arsimore.

Kujdes i veçantë po i jepet respektimit të masave anti-covid, për të mundësuar një ambjent sa më të sigurtë për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, gjatë gjithë procesit mësimor.

 

Kujtojmë se të gjitha institucionet arsimore në vend u mbyllën që në datën 9 mars, për shkak të situatës së COVID-19.


Like it? Share with your friends!