Papa Françesku: Thashethemet kundër të tjerëve, një plagë më e keqe se Covid-19


Nga lutja e mëngjesit të djeshëm në Angelus,  Papa Françesku, na nxit që të mos flasim për tjetrin, por kur ai është në gabim, të heshtim dhe të lutemi për të.

“Pedagogjia e rimëkëmbjes është ajo e sugjeruar nga Jezusi”, tha Papa.

Gjatë fjalës së tij drejtuar besimtarëve, Papa nuk dha shembuj të veçantë, por ai deklaroi se “thashethemi” “është djalli më i madh”, i cili përpiqet të provokojë ndarjen e Kishës me gënjeshtrat e tij.

“Ju lutem, vëllezër dhe motra, le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme, sepse është një plagë më e keqe se COVID-19. Më keq. Le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme”, theksoi Papa.

Komentet e Papës pasuan një pasazh nga Ungjilli në lidhje me nevojën që njerëzit të korrigjojnë njëri-tjetrin kur bëjnë diçka të gabuar.

Kjo ishte mesha e parë e Papës që nga fillimi i pandemisë globale të quajtur COVID-19, e cila ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë jetën e mijëra të tjerëve në të gjithë botën.


Like it? Share with your friends!