Shpërndarja e lëndëve narkotike, arrestohet 39 vjeçari


Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës, bëri me dije se ka vënë në pranga të policisë, një 39 vjeçar akuzar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë durrës:

 

Policia godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

 

Arrestohet një 39-vjeçar i dënuar më parë në Itali dhe Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e tyre.

 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

P. A., 39 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë në Shqipëri dhe Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, në një çantë dore i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular.

 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!