Vazhdojnë zjarret masive në Oregon , mbi gjysmë milioni njerëz shpërngulen për shkak të flakëve


Guvernatorja e Oregonit raportoi se qindra shtëpi ishin djegur në shtetin e saj. Erërat e forta po ndezin flakët e pakontrolluara, priten më shumë ndërprerje të energjisë dhe pyjet kombëtare të Kalifornisë u mbyllën, ndërsa zyrtarët përpiqen të parandalojnë zjarret e reja.

  Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Oregon të Shteteve të Bashkuara janë duke u larguar nga zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë Paqësorin Veriperëndimor. Ky fakt është bërë i ditur nga autoritetet.
Zjarret po ndiqen edhe nga erëra të forta dhe thatësira. Guvernatorja e shtetit, Kate Brown, pohoi se numri i saktë i viktimave nuk dihet ende, ndonëse janë konfirmuar katër.

Mes viktimave është një djalë 12-vjeçar dhe gjyshja e tij. Më shumë se 100 zjarre aktualisht janë duke djegur 12 shtete perëndimore të SHBA-së. Më të goditurat janë Oregoni, Kalifornia dhe Uashingtoni.

 


Like it? Share with your friends!