Vepra të ndryshme penale, bien në prangat e policisë 6 shtetas


Policia vendore e Durrësit bën me dije se gjatë orëve të fundit kanë rënë në pranga 6 shtetas,për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit bien në prangat e Policisë 6 shtetas si dhe procedohen 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F.K., 31 vjeç, banues në Shijak, Durrës, sepse më datë 11.09.2020, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në seancën gjyqësore ndaj shtetasit I.B., ku ishte thirrur si dëshmitar, ka dhënë dëshmi të rreme.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:

M.B., 32 vjeç, punonjës pranë Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Durrës dhe E.K., 22 vjeç, banues në Durrës.Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi dyshohet se shtetasi E.K., i ka dhënë shtetasit M.B., një shumë parash, për të përfituar shtesë pensioni.

S.Gj., 48 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij “Bar Kafe”, u konstatua se ushtronte aktivitet hoteleri, i pa paisur me liçensën përkatëse dhe duke fshehur të ardhurat.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin  A.L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.M., 48 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A.K., 27 vjeç dhe B.K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Krujë, pasi dyshohen se kanë vjedhur në banesën e shtetasit F.Z., disa materiale ndërtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R.N., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke  drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur në masën 1.05 mg/l, është përplasur me  trafikndarësen, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!