Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri, sonte në mbrëmje zhvillohet në Durrës


 

Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri. Ai do të zhvillohet në qytetin e Durrësit falë shoqatës kulturore “New Umor Sound”, që drejtohet nga Luljeta Strefi dhe bashkëshortit të saj, Giuseppe Palumbo, i cili është në rolin e drejtorit artistik. Në këtë festival do të marrin pjesë këngëtarë shqiptarë, të cilët do të këndojnë këngë të përzgjedhura napoletane.

Eventi do të zhvillohet sonte në orën 18.00 në sallën e Teatrit “Aleksandër.Moisiu” pa praninë e spektatorëve, për shkak të situatës së COVID-19, Ky aktivitet do të transmetohet drejtpërsëdrejti online në faqen zyrtare të Festivalit të Napolit si dhe në valët e RTSH . Organizatorët e këtij festivali gjatë paradites së sotme zhvilluan një konferencë për shtyp, duke treguar disa nga surprizat e tij. Fituesi i këtij festivali do të përfaqësojë shqipërinë në festivalin Napoletan në Napoli të Italisë.

Pse Festivali i Napolit po mbërrin në Shqipëri këtë vit? Për shkak se nga ky vit një veprim për të ndërkombëtarizuar Festivalin e Napolit është duke u zhvilluar gjithashtu në dritën e njohjes së bërë nga UNESCO, shpjegoi  Giuseppe Palumbo.

Për Massimo Abbate, krijuesi i këtij festivali dhe që do të jetë në juri, ky event është mjaft i rëndësishëm, pasi tregon urat e bashkëpunimit mes muzikës.

Shoqata “New umor sound” e themeluar 25 vjet më parë në Napoli dhe që prej vitit 2014 transferuar dhe themeluar në Durrës, dhe kryesuar nga Luljeta Strefi ka diskutuar për të organizuar Festivalin e Brezit të Ri në Napoli 2020 në Shqipëri muajë më parë, sipas Strefit dhe më në fund u bë realitet.

Ylli Ramzotit si drejtor artistik i Festival di Napoli 2020 në Shqipëri, tha se interpretimi live në këtë festival është një vlerë që tregon profesionalizmin e tij.

I Ftuar Special në edicionin e parë të Festival di Napoli 2020 në Shqipëri, është dhe këngatari fitues i Festival di Napoli 2019 në Napoli, Antonio Petrosillo, i cili tha se ndihej i emocionuar që ndodhej në Shqipëri.

Për artëdashësit dhe publikun, i cili fatkeqësisht nuk do të jetë në sallë ka një surprizë, tingujt e këtij aktiviteti do të përcillen në sheshin “Liria” nëpërmjet anës zanore për tu dëgjuar e shijuar nga të gjithë qytetaret. Edicioni i 6-të i Festivalit të Napolit ne Itali është planifikuar në dhjetor 2020 në tre mbrëmje, në një teatër prestigjioz në Napoli.

 


Like it? Share with your friends!