Për të mos u lënduar këtë vit, më mirë qëndrojuni larg këtyre shenjave


Disa shenja nuk do jenë të lehta për t’u duruar këtë vit. Ato mund të kenë ndikim të keq tek e përditshmja juaj, mund t’iu tradhtojnë etj. Për këtë arsye tregohuni më të kujdesshëm dhe shmangni personat e këtyre shenjave astrologjike.

Dashi. Personat e kësaj shenje janë të sinqertë e shume të drejtpërdrejtë prandaj ndonjëherë ju mungon edhe takti. Impulsivë dhe inatçinj, energjia e tyre e tepërt ka rrezik t’iu lodhë dhe t’iu acarojë në disa momente. Më keq akoma, për shkak të tendencës për të reaguar para se të reflektojnë, ata edhe mund t’iu lëndojnë. më mirë mbani distancë prej tyre.

Demi. Zakonisht të besueshëm, demat do tregohen kokëfortë vitin që vjen. Sipas Dritare.net, qetësia nga e cila karakterizohen nuk do jetë e dukshme. Nëse për shembull do ju duhet të punoni me një person të kësaj shenje, përgatituni edhe të përballeni me anën e tij të ashpër.

Binjakët. Falë aftësisë oratorike personat e kësaj shenje i bëjnë të gjithë t’i dëgjojnë çfarëdo që të thonë. Nëse jeni shumë të ndjeshëm dhe i keni tmerr hipokritët, më mirë qëndrojuni larg këtyre personave sepse nuk do arrini dot të merreni vesh.

Ujori. Personat e kësaj shenje janë zakonisht përpara me kohën dhe me të tjerët. Ata vendosin lirinë e tyre mbi gjithçka tjetër dhe nuk ngurrojnë t’iu lënë në baltë për të mirën vetjake. Në 2019-ën më mirë qëndroni larg ujorëve nëse nuk doni të vuani. /Dritare.net


Like it? Share with your friends!