Vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 shtetas, procedohen 2 të tjerë


Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I.Sh., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

F.Xh., 44 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi në aksin Fushë Krujë-Borizanë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është lënduar lehtë.

Në vijim të kontrolleve në kuadër të Planit të Masave, shërbimet e Policisë konstatuan dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

A.D., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin në të cilin ishte pasagjer, në xhep iu gjet një mjet prerës (thikë).

A.Sh., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!