Bllokohen në anijen me vela 63 migrantë në Salento, mes tyre 19 të mitur


Autoritetet detare të Guardia di Finanza bllokuan një anije me vela, 13 metra të gjatë,  me 63 pakistanezë në bord, të gjithë  meshkuj, mes të cilëve dhe 19 të mitur. Emigrantët  po lundronin nga Santa Maria di Leuca dje pasdite, dhe mendohet se po kërkonin një ulje në bregdetin italian. Dy kapitenë të kombësisë kazake u arrestuan për “ndihmë dhe mbështetje të imigracionit të paligjshëm”. Kjo u njoftua nga Guardia di Finanza, duke specifikuar se forcat e Departamentit të Operacioneve Ajrore-Detare të Barit dhe Grupit Detar të Taranto, të koordinuar nga Qendra Ndërkombëtare e Pratica di Mare, ndërhynë në këtë aksion.

Moti i keq dhe kushtet e detit të djeshëm në zonë e vështirësuan ndërhyrjen. Anija me vela “MAVI 1”,  u shoqërua në portin e Leuca dhe iu nënshtrua konfiskimit. 63 migrantët u dërguan në qendrën e pritjes Don Tonino Bello në Otranto.

Ndërhyrja e djeshme, nënvizon Guardia di Finanza, u krye disa ditë pasi gjurmoi 67 migrantë të tjerë në ishullin Sant’Andrea pranë Gallipoli, duke arrestuar dy kontrabandistët ndërsa përpiqeshin të arratiseshin. Që nga fillimi i vitit, 15 kontrabandistë janë arrestuar dhe 9 anije janë kapur nga Guardia di Finanza në Puglia.//telebari//

 


Like it? Share with your friends!