Nesër shembet pallati i dëmtuar nga tërmeti në lagjen 17. Ja çfarë kujdesi duhet të tregojnë banorët e zonës


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë, do të shembin ditën e nesërme, 3 tetor, pallatin në lagjen me numër 17.

Për këtë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Durrës, me anë të njoftimeve të tyre, kërkojnë marrjen e masave nga ana e qytetarëve.  Kështu për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e shtunë nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjute dhe  të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit në lagjen 17, rruga “Dalip Peza” (pallati i Kastratit) Durrës.

Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e shtunë, datë tetor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

 


Like it? Share with your friends!