Durrësi dhe jugu i vendit pa drita për orë të tëra


Shumë qytete të vendit, kanë kaluar sot orë të tëra pa energji elektrike. Gjithçka mësohet se është shkaktuar si pasojë e një avarie, në Sistemin e Transmetimit të Energjisë, avarie e cila është zgjidhur pas disa orësh. Në qytetin e Durrësit, energjia është ndërprerë në orën 8:30 dhe ka nisur të rikthehet në lagje të ndryshe të qytetit, pas orës 11:00. OST, njoftoi për avarinë, me anë të një njoftimi

Njoftimi:
Si pasojë e një avarie në Sistemin e Transmetimit të #OST-së, është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH-së në rajonin #Durrës dhe atë Jug-Perëndimor.
Si pasojë, kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacione: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.
Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i #OST të nënstacioneve në këto zona

 


Like it? Share with your friends!