Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25 vjeçari


Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se po vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i këtyre operacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë i mundur, ndalimi i një 25 vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një 25-vjeçar, me qëllim ekstradimi në Itali, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Durrës është bërë lokalizimin i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt  Italisë, i shtetasit shqiptar:  M. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 


Like it? Share with your friends!