Inceneratori i Tiranës Tabaku : Një vepër korrupsioni dhe stil mafioz i menaxhimit të mbetjeve


Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve.

Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës u krijua vetëm një ditë përpara se ta merrte këtë koncesion.

Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncesion prej 130 milionë euro.

Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro.

Këto shuma marramëndëse, këto shifra të jashtëzakonshme, janë të pakonceptueshme për qytyetarët, që sot vuajnë për bukën e gojës dhe për bizneset që sot ulin qepenat.

Por kjo është historia e trishtë e këtij inceneratori.

Kostot e këtij inceneratori po i paguajnë qytetarët e Tiranës.

Paguajnë nga buxheti i shtetit çdo ditë.

25 milionë euro janë paguar për atë karabina atje e për atë mal plehrash, ndërkohë që do të paguhen edhe 400 milionë euro të tjera.

30% janë rritur tarifat e pastrimit për qytetarët e Tiranës, ndërkohë që edhe vetë Bashkia e Tiranës përveçse jep pagesa direkte për inceneratorin, paguan 29 euro për ton mbetjesh që depoziton këtu.

Kjo histori e pastër korrupsioni dhe vjedhje ka një emër. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj.

Partia Demokratike ka analizuar të gjitha dosjet e këtyre kontratave konçesionare dhe do t’i çojë ato përpara drejtësisë, por sot jemi këtu për të denoncuar se si njëkohësisht, bashkë me qytetarët e Tiranës që paguajnë një tarifë më të lartë pastrimi, edhe Bashkia e Durrësit është detyruar që të derdhë këtu mbetjet. Këto fugona pastrimi që vijnë pas meje, që vijnë nga Durrësi dhe i derdhin këtu mbetjet, i kushtojnë qytetarëve të Durrësit 14 milionë euro nga buxheti i tyre dhe po ashtu tarifat e pastrimit në qytetin e Durrësit do të rriten.

Kjo histori vjedhje, kjo histori korrupsioni, kjo histori e cila është e pashoq për Shqipërinë, një nga abuzimet më të mëdha të këtyre 30 viteve, do të ketë të vendosur përpara drejtësisë pas 25 prillit.

Ndërkohë që sot jemi këtu për të dokumentuar atë që kemi vite, kemi muaj që denoncojmë.

Marrin paratë opublike, marrin paratë e shqiptarëve ndërkohë që këtu nuk ka absolutisht asnjë investim.

Kjo kompani e cila është në parajsat fiskale, një kompani guackë në të cilën fshihet Arben Ahmetaj dhe Edi Rama, është shembulli më i mirë se si këta kanë punuar dhe operuar për tetë vite. Se si kanë vjkedhur buxhetin e shtetit, se si kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, se si sot duan të përpiqen që të na gënjejnë dhe mashtrojnë.

Por qytetarët e Tiranës, Durrësëit dhe të gjithë Shqipërisë, dinë më shumë, e dinë më mire.

Më 25 prill do t’i thonë stop vjedhjes edhe për këtë korruspion që është këtu pas krahëve tona.

 


Like it? Share with your friends!