APD: Në 9 muaj, përpunohen 2 milionë e 828 mijë tonë mallra


Gjatë periudhës janar-shtator 2020, në të katër Terminalet e Portit të Durrësit, janë akostuar 1,094 anije dhe tragete.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhë janë akostuar dhe 1 kroçerë, si dhe 101 jahte turistike – bëhet e ditur nga statistikat e APD-së.

Volumi i mallrave të përpunuar në 9 muaj arrin në 2 milionë e 828 mijë t mallra të ndryshme.

Në Terminalin Perëndimor e Lindor së bashku, si dhe në atë të Konteinerëve janë përpunuar thuajse të njejtat sasi mallrash, mbi 1,1 milion tonë secili, ndërsa pjesa tjetër 562 mijë tonë janë përpunuar nga kamionët dhe trailerët me tragete.

Mësohet gjithashtu se në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 206 anije gjithsej, ndërsa në atë Lindor 100 anije të tjera.

Numri i anijeve të specializuara në Terminalin e Konteinerëve gjatë 9 muajve ka arritur në 133.

Ndërkaq në Terminalin e Udhëtarëve janë përpunuar 533 tragete dhe anije Ro&Ro.

 

 


Like it? Share with your friends!