“Javë e re, por h.alle të vjetra” ja surprizat që ka parashikuar Paolo Fox për datat 19-25 tetor


Dashi

Mërkuri do të kthehet më në fund nga shenja juaj, por Venusi dhe Dielli do të jenë në prapavijë. Shpeshherë do të ndiheni të lodhur dhe do të keni mosmarrëveshje me të tjerët si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Aty nga mesi i javës edhe Hënën do ta keni kundër. Yjet ju këshillojnë që të mos tërhiqeni përpara vështirësive. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si shpresoni.

Demi

Java do të nisë mbarë, sepse Hëna do t’ju favorizojë. Marsi nga ana tjetër do të ndikojë që të ndiheni më energjikë ditë pas dite. Mërkurin do ta keni kundër, prandaj edhe do të keni mospërputhje mendimesh me ata që ju rrethojnë. Mundohuni të mos përfshiheni në polemika të kota dhe pranojini kritikat që do t’ju bëjnë. Është e udhës që më parë të mendoheni e pastaj të veproni.

Binjakët

Hëna në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni në humor të keq. Të paktën, ndikimi i saj i keq do të kompensohet nga Dielli. Ashtu si dhe javën e kaluar, Marsi do të vazhdojë të jetë në prapavijë, duke ju shkaktuar stres dhe duke ju penguar në mbarëvajtjen e punëve. Është më mirë që ta planifikoni gjithçka, në mënyrë që të mos gjendeni të papërgatitur. Mos harroni se ndonjëherë stresi i bën problemet të duken më të mëdha nga ç’janë në të vërtetë.

Gaforrja

Gjendja gjatë këtyre ditëve do të jetë disi e paqëndrueshme. Marsin, Jupiterin dhe Mërkurin do t’i keni aleatë. Prandaj do të ndiheni më optimistë dhe energjikë. Me siguri që perspektiva do të ishte e mirë, po të mos ishte për ndikimin e Diellit dhe të Venusit, të cilët do t’ ju bëjnë mosbesues kundrejt disa situatave. Tregohuni të duruar dhe kini parasysh se nëse humbisni besimin te vetja, gjithçka do ta keni kundër.

Luani

Situata gjatë kësaj jave do të jetë e paqëndrueshme. Nga njëra anë do të keni Diellin që do t’ju udhëheqë dhe Venusin që do t’ju mbështetë, nga ana tjetër Mërkuri dhe Jupiteri do t’ju nxjerrin pengesa. Pra, do të gjendeni mes dy zjarresh të forta. Do të ketë ditë që do të ndiheni në humor të mirë dhe ditë të tjera gjatë të cilave do të ndiheni konfuzë dhe të shpërqendruar. Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes me dietën. Mundohuni gjithashtu që të mos u impononi idetë tuaja të tjerëve.

Virgjëresha

Hëna, Marsi dhe Mërkuri do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë që gjithçka t’ju ecë mbarë. Do të dini të tregoheni të vendosur dhe të hapur në marrëdhënie me të tjerët. Toleranca dhe mirëkuptimi do të jenë çelësi i suksesit. Ju presin me pak fjalë ditë të shkëlqyera. Të jeni të bindur se do të realizoni çdo synim që do t’i vini vetes.

Peshorja

Edhe këtë javë Diellin do ta keni aleat. Do të ndiheni në humor të mirë dhe energjikë. Për më tepër, edhe Venusi do të shkëlqejë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar fat në dashuri. Aty nga e mërkura edhe Hëna do t’ju favorizojë dhe me siguri që do të përjetoni ndjesi të mira. Mos harroni se do të jeni të suksesshëm vetëm nëse do të arrini t’u pëlqeni të tjerëve.

Akrepi

Do të kaloni një javë të qetë me planetët në anën tuaj. Edhe Mërkuri, edhe Marsi do të ndikojnë për mirë në këtë shenjë. Nëse do të shtojmë këtu dhe ndikimin pozitiv të Jupiterit, mund të themi pa frikë se keni në dorë kartat më të mira. Tani ju duhet vetëm të luani që të fitoni. Ky është momenti më i përshtatshëm për të vepruar. Hidhini hapat me ngadalë, por të sigurt.

Shigjetari

Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju. Gjendja juaj e mirë shpirtërore do të reflektohet edhe në marrëdhënie me të tjerët. Dielli në shenjë do t’ju dhurojë forcë dhe energji. Marsi në disonancë megjithatë mund t’ju krijojë ndonjë problem dhe t’ju shkaktojë çaste acarimi. E rëndësishme është që, sido që të ndiheni, të tregoheni gjithsesi të sjellshëm me këdo.

Bricjapi

Do të përjetoni gjatë kësaj jave ndjesi të ndryshme. Nga njëra anë do të keni Diellin dhe Venusin armik, duke ju bërë që të ndiheni në humor të keq. Kurse nga ana tjetër do të keni mbështetjen e Marsit, që do t’ju dhurojë energji. Falë mbështetjes së Jupiterit do të ndiheni më optimistë, kurse Mërkuri do të ndikojë që të jeni më të kthjellët. Mos harroni se jeta është një ekuacion me shumë ndryshore.

Ujori

Gjatë këtyre ditëve Diellin dhe Venusin do t’i keni aleatë. Prandaj do të jeni të favorizuar në sferën e ndjenjave dhe në marrëdhënie me të tjerët. Mërkuri në pozicion të kundërt do t’jua ngatërrojë paksa idetë dhe do të ndikojë që të jeni të shpërqendruar. S’ka asgjë për t’u shqetësuar, nëse disa gjëra do të shkojnë mirë dhe disa të tjera jo. Përpiquni megjithatë që të vendosni rregull në jetën tuaj.

Peshqit

Po filloni ta merrni veten pak e nga pak nga lodhja e ditëve të kaluara. Edhe Mërkurin, edhe Jupiterin do t’i keni në anën tuaj. Ata do t’ju sjellin fat në të gjitha fushat dhe do t’ju mbështesin në marrëdhënie me të tjerët. Marsin do të vazhdoni ta keni kundër dhe më së shumti do të ndikojë negativisht për të lindurit e dhjetëditëshit të tretë. Bëni durim! Kini parasysh se jeta është sfidë për këdo.


Like it? Share with your friends!