Diell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot


Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

 


Like it? Share with your friends!