Dëmet e tërmetit në ambientet e përbashkëta, Sako: Janë lidhur kontratat për 7 lote


Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, shkaktoi dhe dëmtimin e ambienteve të përbashkëta, në shumë pallate, të cilat u konsideruan me shkallë dëmtmi DS1, DS2 dhe DS3. Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e Durrësit, ka bërë me dije se ka nisur riskonstruksioni i tyre.

Kryebashkiakja Emiriana Sako, gjatë inspektimit të punimeve, shprehet se deri tani janë lidhur kontratat për 7 lote dhe kjo përfshin rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta.

Postimi i plotë:

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar punimet që po kryhen në disa pallate në lagjen 18.

Kryebashkiakja Sako deklaroi se deri tani janë lidhur kontratat për 7 lote dhe kjo përfshin rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta për pallate.

Në lidhje me grantin për rikonstruksion kryebashkiakja Sako deklaroi se janë dhënë deri tani 100 mijë lekë të rinj për 1700 familje, 250 mijë lekë të rinj për 3400 familje dhe 500 mijë lekë të rinj për 3800 familje të Durrësit.

Riparimi i banesave nga familjet që kanë përfituar nga granti për rikonstruksion si dhe riparimi i ambienteve të përbashkëta të pallateve nga ana e shtetit janë një hap i madh drejt kthimit në normalitet të mijëra familjeve që janë dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar.

 


Like it? Share with your friends!