U shkarkua nga detyra në Tropojë, zbulohet arsyeja e largimit të nënprefektit Granit Kurmekaj. Lleshaj emëron zëvendësuesin e tij


Dosja.al bën me dije se ai ka pasur një përplasje me Kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin, ndaj ka ardhur dhe shkarkimi i tij.

TROPOJE– Ditën e djeshme u bë i ditur se ish-Nënprefekti i Bashkisë së Tropojës, Granit Kurmekaj u shkarkua nga detyra e tij. Dosja.al bën me dije se ai ka pasur një përplasje me Kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin, ndaj ka ardhur dhe shkarkimi i tij.

Në vendin e mbetur vakant është vendosur Mujë Gosturani. Ka qënë vetë prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana ai që ka bërë të ditur urdhërin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për emërimin në detyrë të Gosturanit.

Gosturani është një personalitet i konsoliduar në shërbimin publik, me një eksperiencë e CV të pasur prej 3 dekadash, thuhet në njoftimin e bërë publik.

‘Sot Prefekti i Qarkut Kukes z.Zenel Kuçana ne pranine e drejtuesve vendore ne Tropoje beri te njohur urdherin e Ministrit te Brendshem z.Sander Lleshaj per emerimin ne detyre si Zv/Prefekt te Qarkut te z.Muje Gosturani. Ky lajm eshte mirpritur jo vetem ne strukturat partiake e shteterore vendore por masivisht pasi z.Gosturani eshte nje personalitet i konsoliduar ne sherbimin publik,me nje eksperience e cv te pasur prej 3 dekadash. Ne cilesine e Kryetarit te Bashkise por dhe personalisht e mireprita kete vendim si dhe i ofroj z.Gosturani gjithe gadishmerine e stafit tim ne menyre qe se bashku t’ju ofrojme qytetareve te Tropojes sherbimet e kerkuara.’

(A.B)/Dosja.al


Like it? Share with your friends!