Punimet pa cilësi dhe mungesa e korsive të biçikletave, reagojnë aktivistët e “Durrësi Aktiv”


Rikonstruktisoni i rrugëve pa cilësi, mos përfshirja e qytetarëve në dëgjesat publike për punimet në infrastukturën e qytetit si dhe mungesa e korsive të biçikletave, ka bërë që të reagojnë sot aktivistë të Qendrës “Durrësi Aktiv”, në qytetin bregdetar.  Aktivistët u mblodhën në “Sheshin Pranvera”, ku aktualisht është duke u punuar për rikonstruksionin e këtij aksi rrugor. Aktivistët u shprehën se punimet janë zvaritur, pasi duhet të kishin përfunduar që në muajin gusht dhe ende nuk kanë përfunduar.

Aktivisti Gert Keçi, u shpreh se “Durrësi Aktiv” i është drejtuar Bashkisë së Durrësit dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që është dhe financuesi i këtij projekti për mungesën e korsive të biçikletave

Ndërsa, Livia Kreko, një tjetër aktiviste e “Durrësit Aktiv” solli në vëmendje numrin e lartë të të aksidentuarve në Durrës, përdorues të biçikletave.

Klaudio Hyseni, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës, “Durrësi Aktiv”, u shpreh se bashkia duhet të marrë masa që në çdo rrugë të re, të vendos korsitë e biçikletave dhe për këtë i është drejtuar disa herë asaj.

Aktivistët improvizuan më pas eskena aksidentesh me biçikletë, duke u shtrirë masivisht në rrugë.

 


Like it? Share with your friends!