Faza e dytë e COVID-19, Decaro: Do të ketë ndihma për njerëzit në nevojë


“Ne i kërkuam qeverisë, si kryetarë bashkish, burime financiare  për të ndihmuar njerëzit më të prekur nga sitata e COVID-19, siç bëmë në fazën e parë, përmes kuponave të blerjes ose duke i blerë ushqime direkt në pazare, sepse një gjë është e sigurt: të gjithë duhet të kenë mundësinë e vendosjes së një pjatë në tryezë “.  Kështu, është shprehur Antonio Decaro, kryetari i Bashkisë së Barit në një lidhje të drejtpërdrejtë nga faqja e tij zyrtare në Facebook, në lidhje me  fazën e re të urgjencës Covid.

“Unë u bëj thirrje atyre njerëzve që kanë mundësi financiare  dhe kompanive që të trjegojnë  solidaritet të madh gjatë periudhës së bllokimit – tha ai -. Ne nuk jemi në bllokim, por tashmë ka shumë njerëz që kanë nevojë për një ndihmë. Ne po e vendosim makinerinë e solidaritetit në këmbë, ne tashmë kemi thirrur vullnetarë dhe po organizohemi me Departamentin e Shërbimeve Sociale “.

Decaro kujtoi gjithashtu protestat e restauratorëve dhe menaxherëve të lokaleve. “Unë i kuptoj ata – tha ai – dhe për fat të mirë Kryeministri dhe Qeveria kanë vënë në dispozicion burimet financiare për ti kompesuar.  Është një moment i vështirë, në të cilin ekziston frika për virusin, por ekziston edhe shumë frika për të ardhmen, sepse shumë njerëzve tashmë u është dashur të kapërcejnë tre muajt e parë të mbylljes dhe të gjenden përsëri në të njëjtën situatë në rrezik që të mos rihapen, dhe se shumë njerëz humbasin  punën e tyre, por ne do ti ndihmojmë që ta kapërcejnë dhe këtë moment të vështirë “, tha Decaro. //telebari//

 


Like it? Share with your friends!