Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020: Dashi dhe Demi


Dashi
Jeni marrë me shumë përgjegjësi në punë dhe duke qenë se keni punuar tepër, së shpejti do të shihni se e gjithë përpjekja ia ka vlejtur. Shpërblimet që prej dhjetorit të vitit 2017 e deri në ditët e sotme ju kanë lejuar të vërtetoni se jeni duke bërë gjërat e duhura dhe njerëzit e rëndësishëm e kanë vënë re këtë gjë.

Deri në janar të vitit 2021, Saturni, planeti për përgjegjësinë që po ju teston që nga dhjetori 2017, do të largohet nga shtëpia juaj e dhjetë dhe do të keni mundësinë e një promovimi ose oferte pune.

Ndërkohë Marsi, udhëheqësi juaj, nuk do të jetë më në prapavijë këtë muaj. Do ta shihni ndryshimin, sepse ritmi do të rritet dukshëm. Nëse jetoni në një rajon që ka një pikë të nxehtë pandemie, kini durim.

Përpos Marsit, Mërkuri ka qenë gjithashtu në prapavijë që prej 13 tetorit. Mërkuri shkoi në pozicion normal më 3 nëntor. Kjo tregon se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Deri në javën e fundit të dhjetorit, gjërat mund të kthehen nën kontroll.

Hëna e plotë e 31 tetorit do të ndikojë gjatë katër ditëve të para të nëntorit. Një marrëveshje financiare ose situatë mund t’ju shfaqet papritur. Hënat e plota kanë ndikim katër ditë pasi shfaqen, kështu që tregohuni të kujdesshëm.

Hëna e re e 14 nëntorit në Akrep do të sjellë një ambient shumë më të mirë për punët financiare. Ndërkohë që ju keni në plan të aplikoni për një pozicion të ri pune në kompaninë ku jeni të punësuar, diskutimet do të përqëndrohen te përfitimet e kompanisë. Hëna e re do t’ju japë shenjën e parë që shpërblimi juaj do të jetë në përpjestim me përvojën dhe talentin. Bëni bisedat e nevojshme, por mos nënshkruani asnjë marrëveshje zyrtarisht, për shkak të kundërshtimit të Uranit ndaj Mërkurit dhe Diellit gjatë gjysmës së parë të muajit.

Pasi Marsi del nga prapavija më 13 nëntor, jeta do të fillojë të ecë me shpejtësi. Do të jeni në gjendje të bëni plane pa pengesa.

Afërdita rregullon pagën dhe kursimet personale. Paratë do të dalin nga xhepi, por për fat të mirë do të keni mbështetjen e Plutonit, Saturnit dhe Jupiterit. Asgjë nuk mund t’ju mbajë poshtë, i dashur Dash.

Demi

Ndërsa fillon nëntor, mund të mbeteni të habitur nga një zhvillim që përfshin një marrëdhënie të ngushtë, i cili erdhi në Hënën e plotë më 31 tetor, në Dem. Personi që mund të sjellë lajme të papritura mund të jetë një partner biznesi ose bashkëpunëtor i ngushtë, siç është avokati, llogaritari, agjenti, menaxheri, publicisti etj. Ose lajmi mund të ketë lidhje me një partner prej shumë kohësh. Nëse po dilni me dikë dhe jeni në fazat e hershme të marrëdhënies, kjo Hënë e plotë nuk do të ndikojë.

Dielli dhe Hëna e re e 14 nëntorit do të marrin shumë mbështetje nga Jupiteri (fat i mirë), Saturni (jetëgjatësi) dhe Plutoni (përvojat transformuese), por jekziston një problem. Urani iu drejtua drejtpërdrejt Mërkurit, kështu që lajmet e papritura në lidhje me një partner mund t’ju tronditin.

Do të ishte e lehtë të reagonit menjëherë, por përpiquni të dëgjoni, reflektoni dhe flisni më vonë.

Kohët e fundit, njerëzit pranë jush mund të kenë qenë të çuditshëm, kritikë, të paparashikueshëm. Të gjithë, nga çdo shenjë. Pandemia po ndikon shumë, sepse ka shkaktuar ndryshime të mëdha në jetën e të gjithëve. Mundohuni të ruani qetësini.

Gjërat në lidhje me virusin duhet të përmirësohen dukshëm deri për Krishtlindje. 12 janari mund të sjellë një lajm të madh, nëse nuk vjen më shpejt gjithmonë, mbase në fund të dhjetorit. Një njoftim për një vaksinë do të jetë një lajm i madh, por do të duhen muaj që kompanitë e barnave ta shpërndajnë atë te të gjithë.

Gjërat do të përmirësohen gradualisht gjatë muajit. Mërkuri, i cili ka ndikuar shumë që prej tetorit, do të shkojë në pozicion normal më 3 nëntor, kështu që ju mund ta blini atë smartphone-n të cilit i keni vënë syrin.

Një projekt konfidencial me të cilin po merreni do të ecë përpara më shpejt dhe ju do të jeni gati që t’ia tregoni botës. Më 6 janar, Marsi, planeti i energjisë, do të zhvendoset te Demi dhe do të keni më shumë mundësi për të treguar përpjekjet tuaja.

Duket sikur jeni gati të mbyllni një marrëveshje të madhe financiare në eklipsin e Hënës së plotë më 30 nëntor te Binjakët. Do t’i shihni të ardhurat. Një çështje ligjore mund të zgjidhet përfundimisht, ose mund të përfundoni një detyrë të madhe në botime, televizione ose botën dixhitale.

Në të njëjtën kohë me eklipsin, Urani do të kundërshtojë ashpër Afërditën, e cila është planeti juaj udhëheqës dhe aktualisht është përqëndruar te sektori i marrëdhënieve, në biznes ose dashuri. Ndoshta nuk do të bini dakord me njëri-tjetrin. Në këtë eklips hënor, tema do të përqëndrohet te paratë.

Papritmas nuk do të pajtoheni me njëri-tjetrin ose do të zbuloni diçka shqetësuese për bashkëshortin, partnerin tuaj të biznesit ose bashkëpunëtorin. Përsëri, në këtë eklips hënor, tema do të përqendrohet te paratë dhe ka të bëjë me një partner romantik ose biznesi. Flisni për zgjidhet e mundshme.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.


Like it? Share with your friends!