Përplas disa automjete në rrugë dhe largohet, arrestohet 20 vjeçari


Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se është kapur dhe arrestuar në ndjekje nga policia një 20-vjeçari. Ai mësohet se nuk i është bindur  urdhrit të Policisë për ndalim, ndërsa ka përplasur  disa mjete dhe është larguar  nga vendi i aksidentit.

 

Njoftimi i policisë:

 

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në lagjen nr.1, Durrës, i kan bërë shenjë për të ndaluar mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh. V., i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë por është larguar duke dëmtuar dhe disa mjete të parkuara. Shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë. Në vijim të veprimeve, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, i shtetasit Xh. V., 20 vjeç, banues në Durrës.

 


Like it? Share with your friends!