Dhunon kunatën, arrestohet nga policia


Policia Vendore në Durrës, ka bërë me dije se ka arrestuar në flagrancë  një 48 vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Njoftimi I policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!