Coronavirusi, 42% e kapaciteteve të kujdesit intensiv të zëna në Pulia


Në Pulia, 42% e shtretërve të kujdesit intensiv Covid-19 janë tashmë të zëna. Kjo është ajo që del nga sondazhi i fundit i bërë nga Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Shëndetësore Rajonale, azhurnuar më 22 nëntor. Puglia është pak nën mesataren italiane (43%) por mbi pragun kritik prej 30% të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë. Krahasuar me një javë më parë, ka pasur një ulje prej tre përqindjeje, nga 45 në 42%. Për sa i përket, numri i përgjithshëm të shtretërve Covid, ku përfshihen rastet me pneumoni, rastet që kanë nevojë për mjekime dhe sëmundjet infektive, 45% e kapaciteve janë të zënë, krahasuar me mesataren italiane që është 51%. Për sa i përketë rasteve të 24 orëve të fundit dje u regjistruan 32 humbje jete në Pulia dhe 1,327 raste të reja nga 6,677 teste të kryera, 403 prej të cilave në zonën e Barit. //telebari//


Like it? Share with your friends!