Vepra të ndryshme penale, ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim, arrestohen 3 të tjerë


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burg, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin A. H., 19 vjeç, banues në Durrës (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasin E. F., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili gjithashtu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Gj., 47 vjeç, banues në Manzë, pasi u konstatua në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur. I. R., 30 vjeç, banues në Laç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!