Prisni Daten 10 Dhjetor Per Surpriza/ Astrologia Meri Jep Parashikimin Per Kete Shenje


Dashi: Merrni kohën tuaj

I dashur Dash me partnerin tuaj gjërat nuk shkojnë në mënyrën më të mirë dhe rreziku për shenjën tuaj është se ju vazhdoni të veproni instinkitivisht. Në vend të kësaj këtë javë mundoheni të merrni kohën që ju nevojitet për të reflektuar në marrëdhënien tuaj duke shmangur luftimet sidomos të premten dhe të shtunën, kur një Hënë e pafavorshme mund t’ju shtojë nervozizmin. Ndërsa dita e diel do të jetë më e qetë.

Demi: Yjet janë me ju

 

 

I dashur Dem java juaj fillon me dy ditë nervoze, të hënën dhe të martën, kur Hëna do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj: mos u shqetësoni duke filluar nga e mërkura gjithçka do të jetë më mirë. Yjet janë të gjithë në favorin tuaj dhe ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj si çift, si dhe të merrni mundësi të mirë dhe njohje në aspektin profesional. Ditët më me fat: e premte dhe e shtunë.

Binjakët: Mërkuri nuk është i favorshëm

I dashur Binjak planeti Mërkur është në një pozitë jo të favorshme dhe ju sjell disa pengesa në rrugën tuaj, veçanërisht në kontekstin e punës: të mërkurën dhe të enjten në veçanti mund të lindin disa diskutime dhe konflikte. Marsi i favorshëm për shenjën tuaj ju jep zhgënjim që e pohoni dhe vetë. Fundjava është diçka krejt ndryshe, një Hënë e bukur do të ndriçojë ditën e diel dhe e gjitha ka të bëjë me romancën.

Gaforrja: Sa emocione

E dashur Gaforre këtë 10 dhjetor plot emocione përfundon me një javë nën kujdesin e Venusit: planeti dashurisë është gati ti bëjë mbrëmjet tuaja të dimrit shumë të nxehta. Jini të kujdesshëm kur sqaroni dëshirat tuaja: të premten dhe të shtunën Hëna në kundërshtim mund t’ju bëjë të sillni në mendje kujtime jo të këndeshme. Mundësitë e mira për takim dhe shkëmbim vazhdojnë edhe në vendin e punës, falë favorit të planetit Mërkur.

Luani: Rikthehet qetësia

I dashur Luan muaji dhjetor ka arritur t’ju kthej disi qetësinë, pas muajve të trazuar. Kjo javë premton të jetë po aq paqësore: nuk do t’ju mungojë dashamirësia dhe vëmëndja e njerëzve përreth jush dhe do të jeni në gjendje të rikuperoni energji. E mërkura dhe e entja në veçanti do të jenë dy ditë të bekuara me fat. Megjithatë duhet të keni vëmëndje të dielën e cila rrezikon të jeni pak nervoz.

Virgjëresha: Javë e shkëlqyer

E dashur Virgjërreshë muajii dhjetor mbyllet shumë mirë për shenjën tuaj, me një lidhje të shkëlqyeshme të Mërkurit e gatshme për t’ju dhënë një diçka shtesë projekteve tuaja të cilat do të marrin një nxitje të mirë. Ndërsa në fushën profesionale mund të vijnë disa lajme të mira ose shpërblime. Dashuria gjithashtu do të shpërblehet këtë javë me planetin Venus gati për ta bërë jetën në çift më të bashkuar si ansjëherë më parë.

Peshorja: Hëna do të kujdeset për ju

 

 

E dashur Peshore, dhjetori do jete një muaj shumë e mirë për ju. Marsi në opozitë nuk ndihmon në rikuperimin e energjisë, ndërsa Venusi në një pozitë jo të favorshme thekson tensionet dhe divergjencat në jetën tuaj si çift. Të gjitha mbyllen të mërkurën të enjten dhe të dielën kur një Hënë e bukur dhe me fat është në anën tuaj, por duhet të shmangni argumentat në ditët kur jeni nervoz, të premten dhe të shtunën.

Akrepi: Takime të reja

I dashur Akrep java juaj nuk mund të fillojë më mirë se kaq. Sipas astrologes Meri, Të hënën dhe të martën do të keni një Hënë të shkëlqyer në lidhje me shenjën tuaj, e gatshme për t’ju sjellë fat dhe një nxitje shtesë. Venusi i favorshëm gjithashtu falë Mërkurit u jep beqarëve mundësi të ndryshme për tu takuar- mos u mbyllni në shtëpi për vraponi që ti kapni. Sidomos e premtja dhe e shtuna do të jenë veçanërisht interesante.

Shigjetari: Diskutime në punë

I dashur Shigjetar këtë javë mund të mbështeteni në një Hënë të bukur dhe me fat që do të shkëlqejë në shenjën tuaj të mërkurën dhe të entjen. Përfitoni nga kjo energji pozitive për të zgjidhur disa çështje me partnerin tuaj ose për të sqaruar ndjenjat tuaja. Astrologia Meri thote qe në punë është i mundur një diskutim tjetër: Mërkuri në një pozitë jo të favorshme nuk lehtëson komunikimin në zyrë….për të paraqitur një projekt të ri, prisni më mirë.

Bricjapi: Hëna në lidhje

 

 

I dashur Bricjap muaji dhjetor për fat të keq përfundon me Venusin në kundërshtim: gjithashtu këtë javë do të ketë diskutime me partnerin. Shfrytëzoni të premten dhe të shtunën me një Hënë të shkëlqyer në lidhje, për të kërkuar një dialog me të. Sipas astrologe Merit ,Pavarësisht stresi i përgjithshëm një lajm i mirë do t’ju vij në fushën profesionale.

Ujori: Humori pak i keq

I dashur Ujor java juaj fillon me dy ditë paksa nervoze: të hënë dhe të martën mund të jeni në humor jo të mirë por duke filluar nga e mërkura situata do të përmisoheet. Një Hënë e bukur dhe me fat është e gatshme të shkëlqejë për ju të mërkurën dhe të enjten veçanërëshit të dielën. Fundjava premton të jetë romantike, madje dhe për ata që janë akoma beqarë.

Peshqit: Rroftë Venera

Të dashur Peshq muaji dhjetor mbyllet për shenjën tuaj me një Venus të shkëlqyeshëm të gatshëm për tju dhënë shumë fat sa i përket ndjenjave. Fatkeqësisht jo aq shumë sa në nivelin profesional: kundërshtimi i Mërkurit ju mbyll dyert por e bën këtë vetëm për të hapur të reja në të ardhmen. Fundjava do të jetë me shumë fat për ju ndërsa ato me më pak fat e mërkura dhe e entja


Like it? Share with your friends!