Në timon të dehur, tre në pranga


Policia Vendore në Durrës ka bërë me dije se janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetin në gjëndje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit: R. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur. B. J., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur. G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjëndje të dehur dhe ka goditur një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!