Dhunon babain, arrestohet nga policia


Drejtoria e Policisë në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.  I riu akuzohet se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht babain e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.


Like it? Share with your friends!