Doli në det për të peshkuar, gjendet trupi pa jetë i të mbyturit


Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i një personi, që dyshohet se është 32 vjeçari që u deklaruar i humbur në det pak ditë më parë.

Informacioni i policisë:

 

Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

 


Like it? Share with your friends!