COVID-19, “shpërthime” rastesh në një shtëpi pensionistësh në Conversano


Më shumë se 50 raste pozitive me COVID-19, pothuajse të gjithë persona rezidentë, në një qendër pensionistësh janë rregjistruar së fundmi në Conversano në Itali . Problematika ka lindur  me personelin, tashmë në shërbim me vetëm 3 nga 15 punonjës të shëndetit social dhe një infermier të vetëm që janë në punë. Situata në qendrën “Vivere Insieme” në Conversano mbetet serioze. Këtë mëngjes inspektorët e ASL u futën brenda strukturës për të kuptuar se si do të veprohet në ditët në vijim, duke marrë parasysh që “RSA” qendra për të moshuarit dhe shtëpia e pleqve tani janë bërë një spital covid.  Një prej personave që kishte rezultuar  negativ i vetëm pothuajse mes 60 personave që ndodheshin brenda qendrës u transferua në spital për patologji të tjera, ndërkohë që është rregjistuar dhe një rast humbje jete, për  shkaqe të tjera natyrore.  “Dhe siç u përmend, problematika më e madhe ka të bëjë me stafin: grumbulli i punësimeve në spitale ka zbrazur këto struktura më të vogla. Nga “Vivere Insieme” në Conversano, 4 infermiere shkuan për të punuar në një spital. Ndërsa nga dy infermierë të tjerët, vetëm njëri ka rezultuar negativ. Përveç mungesës së pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse, për të cilat tani po kërkohet mbështetja e autoriteteve shëndetësore, problem mbetet mungesa e stafit”, tha një punonjëse për Telebarin. //Telebari


Like it? Share with your friends!