Operacioni “Përsëritësi”, bie në pranga autori i 10 vjedhjeve të ndodhura në Durrës


Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se finalizohet me skueses operacioni i koduar “Përsëritësi”. Sipas policisë bie në prangat e policisë një 48-vjeçar, autor i disa vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, organizuan operacionin “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. Ç., 48 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 09.12.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, ka vjedhur në mjetin e shtetasit A. Sh., një çantë dore ku ndodheshin 45.000 lekë.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit, konkretisht:

Më datë 14.09.2020, dyshohet se ka vjedhur në mjetin e shtetasit P. U., një aparat celular;

Më datë 18.09.2020, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit të shtetasit V. D., ku ka marë 3.000 lekë dhe 50 euro;

Më datë 23.09.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B. H., ku ndodheshin 50.000 lekë;

Më datë 18.10.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B. P., ku ndodheshin 7.000 lekë;

Më datë 31.10.2020, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases E. Sh., ku ndodheshin 10.000 lekë;

Më datë 16.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në mjetin e shtetasit N. L., shumën 10.000 lekë dhe dokumentet e mjetit;

Më datë 17.11.2020, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases G. H., ku ka patur 260 euro dhe 9.000 lekë;

Më datë 30.11.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit L. Gj.;

Më datë 05.12.2020, dyshohet se ka vjedhur 2 aparate celular në mjetin e shtetasit M. Gj;

Më datë 07.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 4, Durrës, në mjetin tip “Benz”, shumën 45.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Like it? Share with your friends!