Gjermania në ”Lock-Down” të ri deri më 10 janar


Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë ranë dakord të dielën për të rritur masat  e bllokimit të vendit, si  rezultat i shtimit të rasteve me COVID-19. Dhe sot, të mërkurën deri më 10 Janar Gjermania  hynë  zyrtarisht  në një ”Lock-Down” të ri.

Shkollat dhe bizneset jo të rëndësishme janë mbyllur deri më 10 janar.

Qeveria gjermane u bëri thirrje qytetarëve të hënën që të heqin dorë nga pazaret e Krishtlindjeve, para se vendi të shkonte në një bllokim të ri, që tashmë  mbylli shumicën e dyqaneve, do të forcojë rregullat e distancës sociale dhe do të mbyllë shkollat ​​në të gjithë vendin.

 


Like it? Share with your friends!