“Armëmbajtje pa leje”, arrestohet 19 vjeçari


Drejtoria e Policisë vendore në Durrës, bëri me dije se goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë  arrestohet në flagrancë poseduesi i armës, ai është një 19 vjeçar nga Fllaka.

Informacioni i policisë:

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

 

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë.

 

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënvlashit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

 


Like it? Share with your friends!