Drejton mjetin në gjendje të dehur, arrestohet nga policia


Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës bëri me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: P. M., 58 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur.

Po kështu sipas burimeve të policisë në pranga ra dhe E. M., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Like it? Share with your friends!