Reshje dhe rritje e lehtë temperaturash, ja parashikimi i motit për sot


Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Verilindore dhe Juglindore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.


Like it? Share with your friends!