Drejton mjetin pa leje drejtimi, ndalohet nga policia


Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka bërë me dije se ka arrestuar një drejtues mjeti, i cili gjatë kontrollit të policisë, ka rezultuar se nuk dispononte leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 


Like it? Share with your friends!